Eloise – Ujë Tonik Mesdhetar

Pesha: 200 ml / 6.76 oz
Acqua Tonica Eloise është një ujë tonik i rafinuar që ofron një shije të freskët dhe aromatike, i krijuar për të shoqëruar në mënyrë perfekte Gin-in dhe pije të tjera. Ky ujë tonik mishëron stilin e jetesës mesdhetare, duke përcjellë aromat tipike të verës italiane. Ideal për t’i dhënë një ton delikat dhe frutor të gjitha pijeve.

180 L

KODI: 3820008
Pa ngjyrues, alergjenë dhe OMGJ, ky ujë tonik kap thelbin e bregdetit të Mesdheut. Përmban hidhërimin karakteristik të kininës, i cili e bën akoma dhe më të fuqishme eksperiencën e përgjithshme të pijes. I bërë me limon dhe mandarinë, ofron një prekje freskie dhe një nuancë të ëmbël, duke i shtuar pijes butësi. Aroma e tij ngjason me aromat tipike të bimësisë së verës mesdhetare. Me një pamje transparente dhe gazim të lehtë, Uji Tonik Eloise nga Cipriani është krijuar për të përmirsuar eksperiencën e pijes, duke ofruar një ekuilibër të përsosur të shijeve për të shoqëruar pijet tuaja të preferuara ose për të krijuar kokteje të sofistikuara.

Përbërësit

Ujë, sheqer, dioksid karboni, acidifikues: acid citrik, 0.1% infuzion agrumesh siciliane, 0.08% ekstrakt lëvore kininë, aroma natyrale.

Ruajtja

18 Muaj

Informacione mbi Produktin

Prodhuar në Itali

Vlerat Ushqyese për 100 G

Karbohidrate: 8.7g Kilokalori (kCal): 37kCal Kiloxhaul (kJ): 157kJ Yndyrë: 0g Fibra: 0g Proteina: 0g Kripë: 0g Yndyrë e ngopur: 0g Sheqerna: 8.7g